Talenti që shpërtheu në Holandë

Formula 1

Talenti që shpërtheu në Holandë

Më: 2 shtator 2025 Në ora: 11:05
Haxhar

Fundjavën në Holandë Isak Haxhar vështirë se do ta harrojë.

Në pistën e Zandvort, 20-vjeçari francez siguroi podiumin e tij të parë në karrierë në Formula 1, pas një nisjeje nga vendi i katërt, pozicioni më i mirë në kualifikuese deri tani. Mes shumë debutuesve të vitit 2025, Haxhar po spikat dukshëm.

Kjo arritje është kulmi i një rruge progresi, duke lënë pas emra të mëdhenj si Lëklerk dhe Rasëll, për t’i dhuruar ekipit Racing Bulls një rikthim në top 3 pas plot 1547 ditësh.

Madje, performanca e tij po krahasohet pozitivisht edhe me atë të Red Bullit “mëmë”, që këtë sezon po has vështirësi. Pritshmëritë tashmë janë të larta, dhe drejtuesit e Red Bullit nuk po e fshehin më interesin për të.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat