Piastri largohet nga McLaren në fund të sezonit, gati shkëmbimi me Verstappen

Formula 1

Piastri largohet nga McLaren në fund të sezonit, gati shkëmbimi me Verstappen

Më: 7 korrik 2026 Në ora: 13:58
Verstappen e Piastr

Piloti australian Oscar Piastri e ka informuar skuadrën e McLaren për qëllimin e tij për t’u larguar nga ekipi në fund të sezonit aktual.

Kjo u zbulua nga portali “GrandePremio”, i cili ofron disa detaje të mëtejshme.

Një marrëveshje shkëmbimi thuhet se është duke u zhvilluar që do të përfshijë edhe holandezin Max Verstappen. Konkretisht, 4 herë kampioni i botës në Formula 1 do të përfundonte te McLaren me Piastri që do të merrte vendin e tij te Red Bull.

Australiani thuhet se është i pakënaqur me trajtimin që mori nga ekipi i tij aktual, i cili thuhet se i ka dhënë përparësi shokut të skuadrës Lando Norris vitin e kaluar.

Ky veprim kishte favorizuar britanikun në luftën për titull.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat