Piloti spanjoll rinovon kontratën me skuadrën britanike: Duam të kthejmë situatën

Formula 1

Piloti spanjoll rinovon kontratën me skuadrën britanike: Duam të kthejmë situatën

Më: 20 gusht 2026 Në ora: 12:56
Karlos Sainz

Ajo që pritej, prej disa ditësh, tashmë është zyrtare. Karlos Sainz do të vazhdojë të jetë pjesë e Uilliamsit.

Piloti spanjoll ka rinovuar kontratën me skuadrën britanike dhe do të vazhdojë të garojë për të në vitet e ardhshme.

Gjithçka tregonte se Sainzi ishte i përqendruar vetëm te Uilliamsi dhe se rinovimi ishte çështje kohe, pas disa javësh takimesh dhe diskutimesh gjatë pushimit veror.

Pas konfirmimit se edhe shoku i tij i skuadrës, Aleks Alboni, do të vazhdojë me skuadrën, erdhi edhe lëvizja e radhës në “tabelën” e Uilliamsit. Sainzi do të mbetet pjesë e skuadrës nga Grouvi përmes një marrëveshjeje shumëvjeçare. Uilliamsi nuk ka specifikuar vitin e përfundimit të kontratës, një praktikë që po bëhet gjithnjë e më e zakonshme në marrëveshjet e Formula 1.

Sainzi është një nga asetet më të rëndësishme të Formula 1 dhe roli i tij tek Uilliamsi do të vazhdojë të jetë ai i liderit të skuadrës. Piloti spanjoll ishte një nga protagonistët kryesorë të përmirësimit të Uilliamsit në 2025, kur siguroi dy podiume në Çmimet e Mëdha dhe një podium në garën Sprint.

“Duhet ta ndryshojmë këtë situatë së bashku. Jam po aq i përkushtuar sa ditën e parë, duke u përpjekur t’i rikthej gjërat aty ku u takojnë dhe dua të vazhdoj të krijoj kujtime së bashku”, tha Sainz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat