Vasseur: Disiplinë nga të dy pilotët, në Katar synojmë rezultat solid

Formula 1

Vasseur: Disiplinë nga të dy pilotët, në Katar synojmë rezultat solid

Më: 26 nëntor 2026 Në ora: 12:38
Shefi i Ferrari, Frederic Vasseur

Stuhia e krijuar gjatë garës së fundit në Las Vegas për momentin ka kaluar, ndonëse nuk është lënë plotësisht pas.

Me garën e radhës të Formula 1 në Katar, që zhvillohet këtë fundjavë, shefi i Ferrari, Frederic Vasseur, synon të rikthejë qetësinë, duke u kërkuar të gjithëve disiplinë.

“Shkojmë në fundjavën e Katarit të vendosur për t’u përgjigjur si ekip dhe për të performuar në nivelin që presim nga vetja,” u shpreh shefi i skuadrës me bazë në Maranello.

Duke iu referuar pistës së Lusail, ai theksoi: “Ajo paraqet karakteristika shumë të ndryshme krahasuar me Las Vegas, duke filluar nga sekuencat e gjata të kthesave me shpejtësi të lartë”.

“Për më tepër, kufizimi prej 27 xhiros për set gomash do ta bëjë menaxhimin e tyre dhe strategjinë një sfidë të veçantë. Kemi në dispozicion tri sesione provash të lira për ta përgatitur makinën sa më mirë të jetë e mundur”, tha Vasseur

“Qëllimi ynë është i qartë: të maksimizojmë çdo aspekt të fundjavës dhe të sigurojmë një rezultat solid me të dyja makinat“, tha francezi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat