Dovizioso triumfon në Sepang

Formula 1

Dovizioso triumfon në Sepang

Më: 29 tetor 2017 Në ora: 15:14
Andrea Dovizioso

Andrea Dovizioso me Ducati fitoi mëngjesin e sotëm garën e Çmimit të Madh të Malajzisë në Moto GP, garë e zhvilluar në pistën e Sepang. Falë këtij suksesi dhe vendit të katërt të arritur nga kryesuesi i Botërorit, Marc Marquez (Honda), gjithçka për sa i përket titullit kampion mbetet ende e hapur.

Kampioni i vitit 2017 do të përcaktohet pas dy javësh, në Valencia, në garën e fundit sezonale, me Marquez që ka 21 pikë avantazh karshi Dovizioso. Në podium u ngjitën sot bashkë me pilotin italian edhe Jorge Lorenzo me motorin tjetër Ducati si dhe francezi Johann Zarco me Yamaha.

Gara u zhvillua në një pistë të lagur, ndaj pilotët hasën mjaft vështirësi, sidomos ata të Yamaha, me Rossi e Vinales që asnjëherë nuk ishin në gjendje të duelonin për fitore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat