Renault prezanton makinën për vitin 2018 - Bota Sot
Renault prezanton makinën për vitin 2018

Formula 1

Renault prezanton makinën për vitin 2018

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 18:09
Renault

Renault është makina e pestë që zbulohet në prag të startit të botërorit të Formula 1 për vitin 2018

Skuadra franceze, Reanault ka zbuluar makinën e modelit R.S. 18, e cila është një version i përmirësuar i modelit R. S. 17 dhe që do të pilotohet nga Nico Hulkenberg dhe Caros Sainz junior dhe ka ruajtur ngjyrat tradicionale të zezo dhe të verdhë.

Drejtori i përgjithshëm Cyril Abiteboul shpreson shumë që kjo makinë të vijojë punën e nisur sezonin e shkuar, kur skuadra Renaullt arriti që të siguronte vendin e gjashtë në kampionatin botërorë për konstruktorë.

“Viti i shkuar ishte i suksesshëm në shumë drejtime. Ishte viti i dytë i riformimit dhe mendoj se kemi bërë hapa të rëndësishëm për një projekt afatgjatë”, tha Abiteboul.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test