Renault zbulon bolidin e 2018-ës, RS18 - Bota Sot
Renault zbulon bolidin e 2018-ës, RS18

Formula 1

Renault zbulon bolidin e 2018-ës, RS18

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 13:43
Renault

“Renault” është skuadra e radhës që zbulon makinën për sezonin e ri të Formula 1.

Quhet “RS18” njëvendëshja që do të pilotohet nga dyshja Nico Hulkenberg dhe Carlos Sainz. Për të parin bëhet fjalë për një rikonfirmim, ndërsa për spanjollin për një fillim të ri, pasi kaloi në fund të sezonit të 2017 nga Toro Rosso te skuadra e Enstone. Ceremonia e prezantimit, ashtu sikurse u veprua edhe nga skuadrat e tjera, u zhvillua online.

Në krahasim me makinën e vitit të kaluar, vihet re ngjyra e verdhë më e fortë si dhe theksimi i kontureve të zeza. Ajo që bie në sy është sigurisht prania e sistemit Halo, teksa mungojnë krahët në formë T-je të sezonit të kaluar.

Pas zbulimit të makinës së re, fjalën e mori Drejtori Teknik, Cyril Abiteboul, që theksoi dhe objektivat kryesorë të “Renault”.
“Synimi ynë parësor është të evidentojmë progresin e bërë në të gjitha drejtimet. Gjithçka duhet të përmirësohet dhe ne duhet të vazhdojmë të rritemi. Fatmirësisht, kemi edhe dy pilotë shumë të talentuar dhe ambiciozë. Sezonin e kaluar Nico na dha pikërisht atë që kishim nëvojë, eksperiencën, dijet dhe kapacitenin e tij. Carlos, nga ana tjetër, ka sjellë diçka të re në skuadër.”

Skuadrat që kanë mbetur pa prezantuar makinat e tyre janë Ferrari, Mercedes, McLaren, Toro Rosso dhe Force India.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test