Makina përmbyset pas startit të garës - Bota Sot
Makina përmbyset pas startit të garës

Formula 1

Makina përmbyset pas startit të garës

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 14:27
Makina përmbyset pas startit të garës

Momente paniku në garën e Çmimit të Madh të Abu Dhabi në Formula 1, kur në xhiron e dytë, makina Renault  e Nico Hulkenberg është përmbysur në pistë pas një kontakti. Njëvendëshja e pilotit pilotit gjerman pati një kontakt me makinën Haas të francezit Romain Grosjean, duke fluturuar jashtë piste, ku u përmbys dy herë. Madje ajo përfundoi kokëposhtë e mbështetur te barrierat mbrojtëse.

Momente paniku, pasi nuk kishte asnjë informacion për gjendjen e pilotit dhe ndërhyrja e komisarëve të pistës ishte e menjëhershme. Ata e kthyen makinën me rrotat poshtë dhe piloti doli vetë nga njëvendëshja e tij, sistemi mbrojtës “halo” edhe një herë bëhet vendimntar, duke i shpëtuar jetën pilotit, ndërkohë që në pistë hyri makina e sigurisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...