Trajneri kroat, Mislav Karoglan u vendos në qendër të kritikave në “timonin” e Partizanit, pas 3 humbjeve radhazi në kampionat, javët e para.
Kjo qasje vijoi edhe në dy fitoret e “vuajtura” kundër Teutës e Laçit, ku u evidentua strategjia më shumë për të mbrojtur dhe marrë pikët, se sa futbolli i bukur dhe lojës intensive.
Por në derbin e kryeqytetit kundër Dinamos, e fituar 4 – 1 prej 17 herë kampionëve të Shqipërisë, trajneri Karoglan i “mbylli gojën” kritikëve. Jo vetëm që të kuqtë triumfuan thellë, por demostruan edhe nivel të lartë loje, si në krijimin e rasteve, ashtu edhe konkretizim.
Po ashtu, në këtë përballje gjetën rrugën e rrjetës dy sulmuesit që e kishin “humbur nuhatjen” me golin, Altin Aliu e Xhuliano Skuka. Kjo “panormaë” jep shpresë të madhe për vazhdimësinë te “Demat e Kuq” dhe kjo falë meritës së trajnerit Karoglan.