Abdixhiku priti përfaqësues nga dega e Gjermanisë, ja çka u premtoi

Gjermania

Abdixhiku priti përfaqësues nga dega e Gjermanisë, ja çka u premtoi

Nga: Idriz Zeqiraj Më: 11 prill 2021 Në ora: 11:23
Në foto: kryetari Lumir Abdixhiku, Enver Musa, Idriz Zeqiraj

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe sekretari Imri Ahmeti, në selinë e LDK-së, në Prishtinë, pritën përfaqësuesit e Degës të LDK-së nga Gjermania, përkatësisht, nënkryetarin Enver Musa dhe zëdhënësin Idriz Zeqiraj.

Kryetari Abdixhiku informoi veprimtarët nga Mërgata, për procesin zgjedhor demokratik, të bërë më 14 mars. Kuvendi zgjodhi kryetarin e partisë, Këshillin e Përgjithshëm dhe Kryesinë e LDK-së.

Siç jeni në dijeni, LDK-ja nuk kënaqi me rezultatin zgjedhor të 14 shkurtit. Së afërmi, do t`i analizojmë shkaqet, për të shmangur dobësitë e mëtejmë. Do të dalim në bazë, për të parë gjendjen faktike dhe nëse ka nevojë për të bërë ndërhyrje, me zgjedhje, në ndonjë Degë apo Nëndegë, do të bëjmë.

Mërgata jonë është vlerë për Atdheun. Do të koordinohemi dhe të bashkëpunojmë, për të mirën e LDK-së dhe të Kosovës. Mbi të gjitha, do të jemi të hapur, të çiltër. Tashmë, do të kemi edhe një koordinator, që do të ndërlidhë veprimtaritë tona. LDK-ja në Mërgatë, do të përfaqësohet edhe në strukturat vendimmarrëse të partisë.

Nga ju, në Mërgatë, kërkojmë të keni unitet, në kuadër të Degës të LDK-së në Gjermani, si premisë për mbarëvajtjen e përgjithshme të mërgimtarëve tanë. LDK-ja në përgjithësi dhe ajo në Gjermani, në veçanti, ka qenë promotor dhe bazë solide, për Mërgatën tonë.

Ne kemi realizuar bisedën e parë online, në distancë, me kryesinë e Degës të LDK-së, në Gjermani dhe do të bisedojmë sërishmi, për të qenë gjithnjë në kontakte, qoftë edhe në largësi, - tha, në mes tjerash, kryetari Lumir Abdixhiku.

Në emër të Degës të LDK-së në, Gjermani, foli nënkryetari i saj, Enver Musa. Ai solli përshëndetjet e kryetarit të Degës, Osman Ferizit, të Kryesisë dhe të anëtarësisë së gjerë si dhe urimet më të mira për zgjedhjen e juaj, përkatësisht, kryetar Lumiri dhe sekretar Imriu, si dhe Kryesinë e LDK-së të përtërirë. Nënkryetari Musa bëri një ekspoze të Degës dhe të Nëndegëve, të komunikimeve në distancë, si dhe të veprimtarive të reduktuara, shumë syrësh në distancë.

Mbyllja e derës të Kuvendit të 8-të Zgjedhor të LDK-së, më 25 maj 2015, delegatëve të ligjshëm të Degëve të LDK-së, Gjermani e Zvicër, si dhe tërheqja zvarrë e Donikë Gërvallës, nga salla e Konventës të LDK-së, më 2016, ngriu marrëdhëniet me Lidershipin në Prishtinë. Për rrjedhojë, mijëra anëtarë të LDK-së, të zhgënjyer, pauzuan veprimtarinë. Qëllimi ishte riciklimi i lidershipit klanor, duke shmangur konkurrencën, me votim aklamativ!

Nga Kuvendi i 9-të Zgjedhor i LDK-së, marrëdhëniet LDK qendër, me Degën e LDK-së në Gjermani, janë normalizuar. Pas 8 (tetë) vitesh, kuadrot e LDK-së, të ngarkuar për monitorimin e LDK-së në Degën e Gjermanisë, prezantuan në Kuvendin e 9-të Zgjedhor, me një korrektësi të pashoqe.

Kryetari ynë, Osman Ferizi, ka nismuar komunikimin me Kryesinë e re dhe besojmë se do të vazhdojë, ashtu siç ka premtuar edhe kryetar Lumir Abdixhiku. I një mendjeje dhe gjithë gadishmëri është edhe sekretari i përkushtuar Imri Ahmeti.

U ndamë miqësisht, duke marrë përshëndetjet e sinqerta të Kryetarit dhe Nënkryetarit, për kryetar, Osman Ferizin, kryesinë e Degës të LDK-së në Gjermani, si dhe anëtarësinë e Mërgatës tonë të vyeshme.

Në emër të Degës të LDK-së

Idriz Zeqiraj, zëdhënës

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat