Deutschlandticket shtrenjtohet në 66,80 euro nga janari

Gjermani

Deutschlandticket shtrenjtohet në 66,80 euro nga janari

Nga: Bota sot Më: 5 nëntor 2026 Në ora: 13:31
Fotoilustrim

Udhëtarët në Gjermani do të paguajnë sërish më shumë për transportin publik nga viti i ardhshëm. Nga 1 janari 2027, Deutschlandticket, bileta mujore që vlen për gjithë transportin rajonal në vend, shtrenjtohet nga 63 në 66,80 euro në muaj.

Shtrenjtohen edhe versionet e tjera: Jobticket do të kushtojë 63,46 euro, ndërsa bileta për studentët (Semesterticket) 40,08 euro.

Çmimi i ri u caktua nga këshilli koordinues i ministrive të transportit të shtetit federal dhe landeve. Për herë të parë, çmimi u llogarit me një formulë të bazuar në kosto, në vend të negociatave politike. Në formulë hyjnë inflacioni dhe kostot e personelit e të energjisë. Subvencionet e shtetit federal dhe landeve mbeten të ngrira në 3 miliardë euro në vit.

Deutschlandticket ka kushtuar 49 euro kur u lansua në vitin 2023. U rrit në 58 euro në 2025 dhe në 63 euro këtë vit.

Sipas agjencisë dpa, edhe shumë shoqata të transportit publik kanë njoftuar rritje të biletave të tyre për vitin 2027, përfshirë rajonet e Berlinit, Mynihut dhe Ruhrit. Sipas dpa-së, në disa vende rritjet do të jenë më të buta se në vitet e kaluara.

Kush e ka abonimin e Deutschlandticket nuk ka nevojë të bëjë asgjë, sepse çmimi i ri aplikohet automatikline. Kush nuk dëshiron ta vazhdojë me çmimin e ri, mund ta anulojë abonimin brenda afatit mujor të kompanisë së transportit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat