Lajm i mirë nga Gjermania për udhëtarët nga Kosova

Gjermania

Lajm i mirë nga Gjermania për udhëtarët nga Kosova

Më: 15 maj 2021 Në ora: 16:00
Foto ilustrim

Derisa numri i infektimeve me koronavirus ka rënë në Gjermani dhe në shumë pjesë të botës qeveria gjermane ka lehtësuar masat për udhëtime në disa vende.

Gjermania e ka ndryshuar listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë ku Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali Zi dhe disa shtete tjera nuk bëjnë pjesë më në këtë listë ashtu siç ishte më parë.

Gazetari i njohur i Deutsche Welle Bahri Cani nëpërmjet një video në kanalin e tij në Youtube ka informuar të gjithë mërgimtarët se është hequr karantina për udhëtarët nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali Zi dhe disa shtete tjera.

Mirëpo vlen të theksohet se duhet të keni patjetër me vete një test “negativ” jo më i vjetër se 48 orë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat