Shqiptari e detyron “gjyshin” të transportojë kokainë

Gjermania

Shqiptari e detyron “gjyshin” të transportojë kokainë

Nga: A.M. Më: 1 qershor 2021 Në ora: 22:53
Nicolai Mameghani, 70 vjeçar

Ai u vëzhgua më shumë se gjysmë viti, para se të kapej nga Policia gjermane, shkruan “Bota sot”.

Një grek (70 vjeçar) është arrestuar në Gjermani, pasi në veturën e tij të tipit “Opel Insignia” kishte fshehur 1,1 kg kokainë, e cila ka vlerën prej 80,000 euro.

Por, kjo nuk është hera e parë që 70 vjeçari në veturën e tij mban drogë. Një gjë të tillë e kishte bërë për 14 herë radhazi. Ai kishte dërguar drogë nga Gjermania për në Holandë.

Ndërkaq, gjyshi 70 vjeçar është paraqitur para Gjykatës Rajonale të Dyseldorf-it.

Sipas deklaratës së avokati i tij, Nicolai Mameghani, puna e tij ishte vetëm transportimi i drogës. Për një dërgesë, sipas Mameghani, klienti i tij do të merrte 1500 euro.

Më tutje, avokati i tij ka shtuar se 70 vjeçari ishte bixhozxhi, shkruan “Bota sot”.

Nga borxhet e bixhozit, ai ishte detyruar të bënte një gjë të tillë.

Sipas mediave gjermane, në seancë është përmendur se 70 vjeçari ishte detyruar nga një shqiptar.

Shqiptari është i njohur me nofkën "Poker-Toni" , shkruan “Bota sot”.

Avokati Mameghani ka treguar se si ishte njoftuar klienti i tij me shqiptarin.

Detaji i vetëm është se janë njohur me një lokal nate afër stacionit kryesor të trenit.

Por, për shkak frikës që mundet t`i kanoset bashkëshortes së 70 vjeçarit nga "Poker-Toni" , ai nuk ka dhënë informacione të tjera.

Ndërkaq, procesi ndaj 70 vjeçarit ende nuk ka përfunduar, shkruan “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat