Desha vetëm ta trembja, zbulohet arsyeja pse shqiptari e vrau turkun

Gjermania

Desha vetëm ta trembja, zbulohet arsyeja pse shqiptari e vrau turkun

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 10:44
Ilustrim

Prej vitesh, në qytetin e Lajpcigut në Gjermani vlon një luftë e nëndheshme mes bandave të drogës, kryesisht mes grupeve shqiptare dhe turke. Për këtë arsye, kur në vitin 2019, u vra turku 24-vjeçar, Emrah K., u mendua se ai ra viktimë e përplasjeve mes grupeve të drogës. Turku u vra nga shqiptari Mariglen M., 36 vjeç.

Por tani mësohet se shkaku i krimit të rëndë ishte shumë banal. Viktima e kishte parë shtrembër dhe shqiptari nuk ishte ndjerë mirë. Pas një sherri mes tyre, shqiptari nxori pistoletën që mbante me vete dhe qëlloi mbi turkun.

Ky i fundit u fut në lokal dhe doli prej andej me një pistoletë ajri. Ai nuk e kishte parashikuar se ky ishte fundi i tij. Shqiptari e qëlloi në gjoks dhe e la të vdekur.

Pas krimit, ai u arratis. Së fundmi, shqiptari është arrestuar në Spanjë dhe ka dalë përpara gjykatës. Aty ka deklaruar se nuk kishte ndërmend të vriste turkun, por vetëm ta trembte. Mediat gjermane thonë se hetuesit nuk kanë ndërmend të gjurmojnë ndonjë pistë tjetër për krimin, përveç motiveve banale. Gjyqi pritet të përfundojë në shtator.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat