Përkujtojmë Shaban Bobaj në një vjetorin e amshimit

Gjermania

Përkujtojmë Shaban Bobaj në një vjetorin e amshimit

Nga: Xhafer Leci Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 08:39
Shaban Bobaj

Atdhetarë e veprimtarë të mëdhenj e të devotshëm të çështjes tonë kombëtare, nuk vdesin kurrë sepse pas vetës lënë një lum veprash. Gjithë ata mijëra mërgimtarë, në veçanti, në radhët e LDK-së, të cilët e kanë njohur, janë mburrë me Shabanin, duke filluar nga kryesia e atëhershme e Degës së LDK-së, si Hafiz Gagica, Sali Çekaj, Donika Gërvalla, Hazir Krasniqi, Marjan Tunaj, Agim Kamberaj, daja Adem Thaçi, Idriz Zeqiraj, Emrush Lokaj, e shumë të tjerë.
I tillë ishte Shaban Bobaj, një burrë besnik e fisnik, i cili rrjedh nga një familje e madhe e Kabashëve të Prizrenit, e cila, në të gjitha periudhat kohore të historisë sonë, kanë kontribute në luftëra dhe paqe.

Shabanin, e njoha rastësisht në vitin 1980, në banesat e Firmës "Merecdes Benz", në Sindelfingen të Gjermanisë, i cili banonte në një dhomë bashkë me kushëririn e tij, Mejdi Rexha, tash i ndjerë, ndjesë pastë.

Nga Kosova, Gjilani për ta blerë një veturë "Mercedes", erdhi miku i shtëpisë tonë, Avokat Hasan Hoti. Shabani dhe Mejdiu, edhe pse ju treguam arsyen që po kërkonim me ble një veturë, megjithatë shumë pak flisnin, hezitonin sidomos Mejdiu, sigurisht për shkak të veprimtarisë së tyre në ilegalitet. Vullnetarisht u paraqit një shqiptar, i cili po ashtu punonte në "Mercedes" dhe na ndihmoi për ta blerë veturën.

Jemi parë disa herë nëpër demonstratat e vitit 1981 të organizuar në Perëndim, ku merrnin pjesë,përafërsisht nja 500 deri në 4 000 mërgimtarë, në mesin e tyre mund të kenë qenë disa qindra me bindje markësiste, leniniste-enveriste të grupeve ilegale dhe, ndonjë titoist i dyshimtë... Kurse të tjerët mbi 90%-ind,as nuk ishin enverist, e as titoist, por puntorë,cilët i bashkoheshin parullës Kosova Republikë. Më vonë pas atentatit të kryer nga UDB-a Jugosllave në Untergruppenbach, më 17 janar 1982, unë kam marrë pjesë në ceremoninë e varrimit, me vëllain tim Balën, kushëririn Begun, dy vëllezërtit, Brahim e Isuf Shala, edhe dy turqi Osman Helvaci dhe Osman Yildirim. të cilët punonin me mua, dhe shprehën dëshirë të merrnin pjesë në varrim... Me Shabanin jemi parë edhe nëpër homazhe të Tre heronjve, Jusuf e Bardh Gërvalla dhe Kadri Zeka, nuk kemi biseduar për politikë, unë nuk ju kam takuar grupeve ilegale.
Shabani, për shkak të afërsisë që ka pasur me vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, Faridin Tafallari, Kolë Paloka,Mejdi Rexha, Nami Ramadani, Kolë Mërturi, Enver Ismajli,Hismet Klaiqi etj., afër 20 vite nuk e ka vizituar Kosovën me shumë shokë, për shkak të veprimtarisë së tij ilegale, deri në çlirimin e Kosovës më 1999.

Për vizitë para varri të Shabanit,unë Xh.Leci, me disa bashkëveprimtarë: Ajet Mehmeti, Tefika Kallaba, Ruzhdi Veseli, Imer Matoshi, e Xhevat Bekteshi dhe, familjarë i vëllai, Muharrem Bobaj, djemtë, Hisen,Haxhi dhe Lumni Bobaj dhe miku i tyre, Feriz Tafolli!

Lavdi dhe nderim të përjetshëm jetës dhe veprës atdhetare të Shaban Bobajt!

Në kohën e themelimit të Degës së LDK-së, në Esslingen Zell të Gjermanisë, më 5 maj 1990, nga Kirchheim/Teck, kemi marrë pjesë, unë Xh.Leci, Qemajl Morina,tash i ndjerë,ndjesë pastë, Mejdi Laçaj, Hasan Dançe dhe Gani Avdyli.

Shpejt u themelua Nëndega e LDK-së në Baden Württemberg të Gjermanisë, ku edhe Dega e kishte selinë në Stuttgart. Edhe neve menjëherë në Kirchheim/Teck, themeluam aktivin e LDK-së.

Dikur kanë qenë mbi 365 aktiva të LDK-së në tërë territorin e Gjermanisë. Vetëm Nëndega jonë këtu, në B.W., ka pasur 74 aktiva, me një anëtarësi prej mbi 7000 vetash. Për të gjitha këto 74 aktiva Shabani ka ruajtur të gjitha raportet që ka marrë, si ato financiare të anëtarësisë obligative, si për aksionin me 1991 me moton për “Vetëmbrojtje”, aksioni më 1998-të “Gjithçka për "Pavarësinë e Kosovës”, të 3%- shit etj. Nga këto aktivitete që përmenda janë grumbulluar me qindra miliona DM.

Natyrisht që këto aktivitete i kemi bërë bashkërisht të gjithë neve veprimtarët, po përmendi vetëm anëtarë të kryesisë së ngushtë të Nëndegës së LDK-së për Baden-Württemberg Dan Gashi, Selim Koca,tash i ndjerë, ndjesë pastë,Raze Rexhepi, Mejdi Laçaj, Faridin Tafallari, Ajet Mehmeti, Tefik Kallaba, Enver Sinana, Zenel Vatovci,Emrush Çeku,Hasan Hajdaraj, e shumë të tjerë, por sukseset e mëdha lidheshin më shumë me emrin e Shabanit!

Vetëm në tubimet tona në kuadër të aktivit të LDK-së dhe Shoqatës „Kadri Zeka“, Shabani ka marrë pjesë me dhjetra herë,po ashtu edhe Dan Gashi,cili pas tërheqjes së Shabanit, disa vite ka drejtuar Nëndegën,në cilësinë e kryetarit.

Shabanin, e kisha edhe mik shtëpie dhe, gjithashtu, mik shtëpie dhe shumë për zemër e kishte Mejdi Laçaj.

Femrat shqiptare kanë luajtur një rol të madh, në zhvillimin e aktiviteteve në shumë fusha, si: Sadrije Salihu, Sofije Dumnica,Afërdita Shkreli,Gjylije Lecaj, Afërdita Dauti- Xheladini, Drita Jakupi, Naibe Gashi, tani e ndjerë etj. Më duket se po bëhet një listë tepër e gjatë, nëse i përmendi të gjithë anëtarët e kryesisë, dihen emrat e tyre janë në procese, nuk do i harrojmë për jetë e mot.

Image
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat