Falënderim publik për të gjithë ata që dhanë koontribut në organizimin e festës!...

Gjermania

Falënderim publik për të gjithë ata që dhanë koontribut në organizimin e festës!...

Nga: Dibran Demaku Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 10:51
Festa e 28 Nëntorit në Elshorn të Gjermanisë

Festa më e madhe kombëtare, 28 Nëntori, Dita e Flamurit dhe e Pavarësisë ,si asnjë festë tjetër,i bashkon të gjithë shqiptarët kudo ku ndodhen.Është festë edhe e të rritiurve eshe e fëmijëve,edhe e pleqëve edhe e të rinjëve.

Kështu ishte atë pasdite të 28 Nëntorit, në Elshorn të Gjermanisë. Restoranti i vëllezërve Gashi,me emrin ndoshta më të bukur të legjendave shqiptare,ROZAFA,ishte mbushur si asnjëherë me shqiptarë,të cilët me këngë e valle festuan e gëzuan.

Dhe këtë falë angazhimit të padhoq të Konzullit të nderit të Republikës së Shqipërisë,për Hamburg dhe Schlesswig Holstein,z.Kolë Gjoka me vëllezërit Gashi,Flamur Bashotës,Zef Gjokës dhe kënhëtarëve Hava Bektashi,Bedri Karaxha,Muharrem Duraku,Remzi Karaxha,Bekim Halili etj.
Të gjithë të lartëpërmendurit kishin bërë të pamundurën të mundur.Kishin kontaktuar edhe me pushtetarët e qytetit që disi të merrnin leje për organizimin e manifestimit në fjalë edhe në kohën e Pandemisë!Dhe ia kishin arritur!Mbase edhe nga fakti që Kolë Gjoka ishte dhe është anëtar në udhëheqjen e lartë të CDU-së për Schlesswig Holstein.Përveq kësaj Kola(Gjoka) ishte edhe në krye të shoqatës Diaspora.

Pasditja artistike do të fillonte me intonimin e hymnit kombëtar dhe pastaj me një fjalë përshëndetse dhe një historik të shkurtër nga Kolë Gjoka,që pastaj kur ai u përcoll me duartrokitje,shpërtheu zëri i këngëres Hava Bektashi me këngën Ministrit në Londër shkuan e i thanë…për të vazhduar pastaj me vëllezërit Bedri e Remzi Karaxhës me këngën për Nusen e maleve-Shotën(Galicën) dhe pastaj me këngëtarët Muharrem Duraku dhe Bekim Halili,që bën që atmosfera të ndizej flakë…

Kënga që u këndua më shpesh dhe pothuajse nga të gjithë këngëtarët ishte kënga Xhamadani vija-vija,që si të thuash është bërë këngë-hymn për shqiptarët kudo ku janë.

Dhe krejt në fund një falenderim publik për të gjithë ata që dhanë kontribut në organizimin e festës!…

Image
Festa e 28 Nëntorit në Elshorn të Gjermanisë

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat