LDK në Gjermani, përkujton Heroin e Kosovës, Sali Çekaj!

Gjermania

LDK në Gjermani, përkujton Heroin e Kosovës, Sali Çekaj!

Fatmir Bajraj Nga Fatmir Bajraj Më 26 prill 2022 Në ora: 16:47
Sali Çekaj

Ai që bashkoj pushket e lirisë n'Koshare, n'Kosovë dhe gjithandej për çlirimin e Kosovës,

Ai që mbolli unitetin nacional kundër armikut, mbi diversitete politike për kauzën e lirisë së kombit & atdheut,

Ai që përbashkoj idealet e brezave për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, është krye-Heroi i saj, Sali Çekaj!

Nën patronatin e Kryetarit të Deges së LDK-së për Gjermani, z. Osman Ferizi, Nëndega e saj n'Bavari me kryetar, z. Rexhep Nikqi, si  dhe Shoqata kulturore: "Sali ÇEKAJ“, n'pëvjetorin e 23-të rënjës dhe t'përjetësimit të krye-Heroit të rezistencës së armatosur të Republikës së Kosovës, Komandant Sali Çekaj në Betejën e Kosharës, saktësisht në Rrasë të Kosharës, në nderim të jetës dhe vepres së tij, në Munich të Gjermanisë, organizoj :

               A K A D E M I   P Ë R K U J T I M O R E  !

Mergimtarët shqiptarë, nga të gjitha anët e Gjermanisë, Europës përendimore dhe nga Atdheu, kishin mësye Mynihin e Gjermanisë, për të përkujtuar dhe nderuar figurën kolosale të levizjes sonë nacioanle të fundshekullit të kaluar për liri e pavarësi, intelektualin e shquar, atdhetarin dhe patriotin e devotshëm, Kryeheroin e krahut të armatosur të asaj lëvizje, Heroin e Kosovës, Sali Çekaj !

Pjesëmarrja ishte masovike, atmosfera impresive, ashtu siç meriton nderim figura markante e luftuës sonë për liri dhe pavarësi, Komandanti i Koshares dhe i Kosovës, Heroi Sali Cekaj !

Skena & ikonografia me ketë rast, ishte përgaditur nga organizatoret me shumë shije, sens dhe pasion, ku përveç fotos së Presidentit historik Ibrahim Rugova, fotos së Heronjëve Sali Çekaj & Agim Ramadani, kishte edhe simbolet e UÇK-së dhe ato nacionale e shtetërore (flamujt).

Nën moderimin ekselent të bukoroshes nga Dukagjini, znj. Fatbardha Nikçi, u intonuan, himni kombëtar dhe ai i Dardanisë : "Kur ka ra kushtrimi n'Kosovë" dhe më pas me një minut heshtje u nderuan Heroi Sali Çekaj & Agim Ramadani, 114 desmorët e Luftës së Kosharues dhe të gjithë dëshmorët e rënë për liri.

Familjarë të Heroit Sali Çekaj, Agim Ramadani, Zemaj, Hajdaraj, Gërvalla, Demaj, Zeqiraj dhe familjarë të dëshmorëve ishin prezent n'këtë akademi përkujtimore në nderim të vepres lapidare të Heroit Sali Çekaj në çlirimin e Kosovës.

Akademinë e përshendeti Kryetari i Nëndegës për Bavari, z.Rexhep Nikçi, duke falenderuar për pjesmarrje, ushtarakun e lartë nga Tirana, Kolonel Eduard Abazi, ish bashkëluftetarin besnik të Heroit Sali Çekaj, dy herë t'plagosurin në luftën e Koshares, heroin e gjallë, z.Xajë Çelaj si dhe bashkëluftetarët  dhe bashkveprimtarët e Komandantit Sali Cekaj.

Nga fjala e Kryetarit, Nikçi :

Në fjalën e rastit të Kryetarit Rexhep Nikçi, u shqua figura dhe personaliteti unik i Heroit sali Çekaj në rezistencën aktive politike si veprimtar idhe funksionar politik i LDK-së në Kosovë dhe Gjermani, ku këtu ishte edhe nënkryetar i saj, dhe përgjegjës për zyrën e LDK-së në Shtutgart të Gjermanisë, zyrë e cila faktikisht ishte zyrë diplomatike dhe ambasadë e Republikues së Kosovës për Gjermani, Europë dhe tutje.

Kjo zyrë ishte edhe oazë e parë e organizimit dhe ngjizjes së rezistencës së armatosur në Kosovë, ku kontributi i Saliut dhe ish Kryetarit të Deges së LDK-së për Gjermani dhe Kolegjiumit të Degëve n'Diaspor z. Hafiz Gagica, ishte enorm dhe i pamohueshëm.

Nga këtu, Heroi Sali Çekaj, nisi betejën e ideimit, projektimit dhe realizimit praktik të krahut të armatosur të Levizjes Nacionale, së cilës  i printe, Presidenti historik, Rugova.

Fjala e Kryetarit Osman Ferizi :

Në fjalën e Tij, Kryetari i deges së LDK-së në Gjermani, u përqendrua fillimisht në rrethanat dhe klimen e ndryshimeve epokale pas rrëzimit të Murit të Berlinit dhe rënjë së "Perdës së hekurt", dhe reflektimin e tyre në ish Jugosllavi dhe me theks të veqant në Kosovën e robëruar dhe me autonomi të suspenduar nga ana e rgjimit të Beogradit.

Në lidhje me këtë, z.Ferizi, vuri në pah angazhimin e jashtzakonshëm të intelektualit të spikatur dhe juristit brilant në kundershtimin e ndryshimeve kushtetuse të imponuara nga Serbia, që rrënonin autonominë e Kosovës dhe me pas, edhe në kontributin e Heroit në ndërgjegjësimin dhe vetëdijësimin e masava në betejën e kombit për ngritjën e statusit të Kosovës në Republikë dhe me pas për pavarësi.

z.Ferizi, potencoi faktin e nxjerrjes dhe aprovimit të Statutit të Komunes së Deqanit nga ana e z.Sali Çekaj, konform akteve historike të Kuvendit të 2 korrikut & 7 shtatorit 1990, dhe për pasojë, edhe largimin imediat, por të përkohshëm nga Kosova të Heroit Sali Çekaj, për t'u rikthyer me pas si prijës dhe kreator i krahut ushtarak & luftarak i Levizjës sonë nacionale, që kulmoj fillimisht me formimin e grupeve të para të armatosura dhe t'stervitura n'Shqipëri, ku roli i Saliut ishte kapital, dhe pjesë e atyre grupeve ishte edhe vet Kryetari i tashëm i Degues së LDK-së n'Gjermani, z.Osman Ferizi.

Akcente nga fjala e Kolonelit nga Shqipëria, z.Eduard Abazi, i cili ishte ndër oficeret i cili sterviti grupet e para nga Kosova  në Shqipëri :

Të nderur pjesëmarrës në këtë Akademi Përkujtimore për Sali Çekaj, koha do tregojë se sa vlerë ka kjo që po e po bëni e po i lini brezave të shqiptarisë.

Adem Jashari (Baca) me profilin e tij burrëror dhe qetësinë që shfaqte kur e kishe përballë, tregoi se po shpejtonte etapat jetësore drejt lirisë, se nuk do ti mjaftonin vitet e jetës, frymëzoi atëherë, frymëzon e do frymëzojë për jetë shqiptarinë.

Zahir Pajazitit dukej sikur po i sosej durimi e duhet të kalonin në veprime, ani se lufta nuk varej prej njërit apo disave prej dhimbjes nuk durohej, por duheshin dhe faktorë të tjerë përtej nesh.

Ahmet Hoxha e Iljas Kodra do mbeten në memorien tonë, që patëm rastin ti takojmë në jetë, së gjalli, do të mbeten më memorien e Kosovës dhe të mbarë Kombit Shqipëtar.

Fjalën mori edhe Xajë Çelaj :

Xaja evokoj kujtimet e luftës dhe n'veqanti Betejën e Kosharës ku ky i fundit ishte krah i fort i Komandantit Sali Çekaj dhe dy herë i plagosur në fushën e betejës.

Ky hero i gjallë, evokoj me shumë ndjesi dhe emocion plagosjën dhe  humbjën e bashkëluftetarëve të cilët ranë deshmor në alltarin e lirisë, foli për ashpersinë e betejave, epersinë e armikut në arsenal luftarak dhe pozicionet e sofistikuara të tyre në gadi një shekull, por edhe për moralin, patriotizmin dhe ndjenjën e e sakrificës në anën tjetër, pra tek Brigadat tona n'luftën e Kosharës për rrëzimin e kufirit dhe heqjen e gurit që ndante shqiptarët padrejtsisht.

Ndër tjera, Xaja rrefeu se si në ditën e rënjës së Komandantit, tani Heroit Sali Çekaj me 19 prill 1999, ky ishte i plagosur dhe në trajtim mjeksor, dhe se si dhe sa rënd e kishte përjetuar rënjën e Komandantit për të cilin thot se ishte një humbje e madhe për UÇK-në, FARK-un dhe Kosovën.

Rrefimet plot emocion të Xajë Çelaj për betejat dhe Saliun, ishin prekëse dhe rrëqethëse për të pranishmit të cilet e përcollen me vëmendje të shtuar dhe të cilat do ngelin në kujtesë edhe për gjatë kohë...!

Në skenë, mjeshtri i madh i saj, mjeshtri i artit, aktori i filmit & teatrit dhe jo vetëm, z. Çun Lajçi!

"Pushton" skenën befas me zërin e tij artistik dhe leksikun e kjartë e të artikuluar (monologut) përmes të cilit lartëson rënjën e Saliut & Agimit dhe sakrificën e 114 deshmorueve të Kosovës.

z. Çun Lajçi përmes artit skenik, thumbon të  gjallët për mospërmbushje të amanetit të Salit & Agimit që derdhën gjakun e tyre n'Koshare, atje ku zh'binë gurin me skarificë sublime, gur i cili nuk shkoj tutje nga të gjallët të cilët i ka "mashtrue lakmia" për pushtet e pasuri.

"Kështu është, shkoni pytni Saliun, Agimin dhe 114 deshmorët e Kosharës, shkoni vetë atje dhe do merrni përgjigjën ptrej tyre", përsëriste referencën pikante të monologut artistik, artisti i madh i yni, z.Çun Lajçi !

Në fund, moderatorja brilante e Akademisë, e mira e Dukagjinit, znj. Fatbardha Nikçi, foj në skenë këngëtarët e mirënjohur, Avni & Sami Alimusaj, për të interpretuar këngë patriotike kushtuar Sali Çekaj & Agim Ramadani, dhe përgjithësishtë betejës së Kosharës dhe të rënëve atje për të mos vdekur kurrë !

Fjalën përmbyllëse e bëri Kryetari i Nëndegës së LDK-së për Bavari, z. Rexhep Nikçi, duke i falenderuar për pjesëmarrje dhe duk i ftuar pjesëmarrësit që të rrijnë dhe drekojnë në llogari të organizatorit, për çfarë edhe shumica prej tyre i'i përgjigjën pozitivisht kësaj thirrje.

Lavdi jetës dhe veprës së Heronjëve Sali Çekaj & Agim Ramadani,

Lavdi 114 deshmorëve të Luftës së Kosharës,

Lavdi dëshmorëve dhe të rënëve në alltarin e lirisë, gjithandej Kosovës martire!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat