Atentat ndaj shqiptarit në Gjermani, dyshimet e para të policisë

Gjermania

Atentat ndaj shqiptarit në Gjermani, dyshimet e para të policisë

Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 19:10
Foto ilustrim

Një 55-vjeçar shqiptar nga Kosova është qëlluar me armë zjarri këtë të mërkurë në Dolgenseestrasse, Berlin Gjermani.

Mediet gjermane raportojnë se autori ka qëlluar ndaj mjetit tip “Audi” me të cilin po lëvizte shqiptari.

Pasi e ka qëlluar, autori është arratisur nga vendngjarja, ndërkohë policia gjermane po punon për kapjen e tij.

Sipas informacioneve 55-vjeçari nga Kosova me iniciale B.Z është qëlluar me plumb në shpatull.

Autoritetet gjermane kanë dërguar menjëherë shqiptarin në spital, për të marrë ndihmë mjekësore. Sipas policisë në momentin e atenttait nuk ka pasur pasagjerë në mjetin e shqiptarit.

Ndërkohë mësohet se ngjarja është marrë nën hetim nga departamenti i vrasjeve në Gjermani. Deri më tani policia thotë se ngjarja nuk ka lidhje me klanet kriminale në Gjermani.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat