Abdixhiku: LDK-ja në vazhdimësi vlerëson rolin dhe kontributin e mërgatës

Gjermania

Abdixhiku: LDK-ja në vazhdimësi vlerëson rolin dhe kontributin e mërgatës

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 18:23
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiu

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku gjatë vizitës në Gjermani ka takuar bashkëatdhetarë të cilët punojnë dhe jetojnë atje.

“ Lidhja e LDK-së me mërgatën është e përhershme; prandaj dhe angazhimi i secilit veprimtar e veprimtareje është i rëndësishëm për të dhënë kontributin e çmuar në organizimin e përbashkët politik e me pas për t’i dhënë vendit kthesën e madhe euro-atlantike që është mision i përhershëm i LDK-së që nga dita e parë e veprimit politik”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

“LDK-ja në vazhdimësi vlerëson rolin dhe kontributin e mërgatës shqiptare në të gjitha proceset që ka kaluar Kosova. Lidhja e LDK-së me mërgatën është e përhershme; prandaj dhe angazhimi i secilit veprimtar e veprimtareje është i rëndësishëm për të dhënë kontributin e çmuar në organizimin e përbashkët politik e me pas për t’i dhënë vendit kthesën e madhe euro-atlantike që është mision i përhershëm i LDK-së që nga dita e parë e veprimit politik. Për këtë arsye, Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku gjatë qëndrimit në Gjermani po takon grupe të ndryshme të bashkatdhetarëve tanë; ai është takuar me Kryesinë e nëndegës në Hamburg, me ç’rast kanë diskutuar për gjendjen e tanishme në Kosovë si dhe qëndrimet e LDK-së karshi këtyre proceseve”, ka nshkruar Abdixhiku.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat