Gjermani: Theret për vdekje ish-boksieri shqiptar

Gjermania

Gjermani: Theret për vdekje ish-boksieri shqiptar

Më: 4 janar 2023 Në ora: 00:21
Foto ilustrim

Ish-kampioni i boksit në Gjermani, Liridon B. është therur për vdekje mëngjesin e së shtunës, ditën e fundit të vitit 2022.

Ai u gjet pa shenja jete në hekurudhë, me plagë të marrë nga një mjet i mprehtë.

Ngjarja ndodhi në stacionin e trenit në Gunzenhauser.

Shqiptari raportohet të ketë pasur një përleshje me mikun e tij, Andreas M, të cilin e lëndoi rëndë duke e goditur me thikë.

Dy orë e gjysmë pas përleshjes, ish-boksieri u gjet pa shenja jete, shkruan Bild përcjell Klankosova.tv

Policia ende po e heton rastin, por e përjashton mundësinë që shoku i tij të jetë i dyshuar për rastin.

Dyshohet se 23-vjeçari mund ta ketë goditur vetën me thikë nën ndikimin e drogës.

Por, ende mbeten të paqarta rrethanat e ngjarjes, që pritet të sqarohen pas hetimeve, shkruan gazeta Bild, përcjell Klankosova.tv

E për talentin e boksierit, ka folur ish-trajneri i tij, Ralf Markert.

Ai shpjegoi se ish-boksieri me rrënje shqiptare kishte talent të madh, por kishte rënë në shoqëri të keqe.

“Ra në rrugë të këqija. Shoqëri e keqe, drogë, burgim. Pas burgut erdhi tek unë, donte të rikthehej në boks. Ai më premtoi se nuk do të bënte më marrëzira. Por, para një viti e braktisi përfundimisht sportin”, theksoi Markert

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat