Veprimtari Sami Haliti vdes në Gjermani

Gjermania

Veprimtari Sami Haliti vdes në Gjermani

Nga: N. Sh. Më: 20 shkurt 2023 Në ora: 09:23
Sami Haliti

Ka ndëruar jetë veprimtari i çështjes kombëtare Sami Haliti në Nuemarkt të Gjermanisë.

Lajmin për gazetën “Bota sot” e ka bë të ditur kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami.

Islami përmes një shkrimi dërguar gazetës ka kujtuar veprimtarin Haliti.

“Për të përkujtuar shokët me të cilët veprova në kohë më të vështira me ta, atëherë kur zëri i atdheut thërriste për Liri, që ishte detyrë e secilit shqiptar që duhej t’i parashtronte vetit se çka mundet me dhënë që atij zëri t’i përgjigjej në kohe të duhur duke dhënë gjithçka për liri.

Për të përkujtuar një veprimtar të madh të çështjes atdhetare që tërë jetën ia kushtoi për ta bere lirinë, nuk është lehtë që punën dhe veprimtarinë e tij shumë vjeçare ta përshkruash me një shkrim kaq të shkurtër!

Sami Haliti ishte njeriu që krejtë çka pat nga vetja i dha, për të mirën e vendit të tij!

Sami Haliti ka lindur më 05 dhjetro 1964 në Sibovc, Podujeve dhe ka ndërruar jetë më 06 shkurt 2023 në Nuemarkt të Gjermanisë.

Emigroi herët larg atdheut, por gjithmonë ishte prijetar, për luftën, humanizmin, me një fjalë, ishte shpirti i shqiptarit! Samiu na iku, por la vepra të mëdha, prandaj miku im, këta rreshta nuk mund të përshkrujanë veprimatarin tënde të madhe!

I lehtë të qoftë dheu i Kosovës, që aq shumë e deshe”, shkruan Islami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat