Flamur Rudi djali nga Prizreni që mendon për atmosferën e shqiptarëve në Gjermani

Gjermania

Flamur Rudi djali nga Prizreni që mendon për atmosferën e shqiptarëve në Gjermani

Më: 27 mars 2023 Në ora: 18:56
Flamur Rudi

Ai është një djalosh bukurosh me origjinë nga Prizreni por që jeton në Diasporë e konkretisht në Gjermani. Por ne mësojmë se ka vetëm pak kohë por që po mendon mjaft mirë që shpesh herë ti bashkojë atje shqiptaret në atmosfera festive, madje organizimi i parë që ishte në Wuppertal për Festēn e 8 Marsit kaloi mjaft mirë.

Flamuri duket se e ka studiuar mjaft mirë një gjë e tillë dhe me qëllim bashkimin e sa më shumë shqiptarëve për ta kallur në atmosferën e artistëve më të mirë ai këto organizime që sapo i ka nisur i bën në mënyrë profesionale.

Ndërsa mbrëmja tjetër që ai ka menduar do të jetë për Festën e Bajramit më 22 Prill te Salla Serhatt Eventsal në Wuppertal me artistët e njohur si : Gold Ag, Antigona Bajrami, Nimi, Bes Prizreni.

Vetë organizatori Flamuri dëshiron që të bashkëpunojë me shumë artistë me qëllimin që të korrin sa më shumë suksese në Gjermani dhe të kënaqin shqiptarët me muzikën shqipe.BS

 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat