Plagoset një 31-vjeçar shqiptar në Hamburg

Gjermania

Plagoset një 31-vjeçar shqiptar në Hamburg

Më: 25 prill 2023 Në ora: 16:49
Foto ilustrim

Një shqiptar është plagosur në orët e para të së martes në Hamburg.

Ngjarja ndodhi në një qebaptore në Reeperbahn.

Një grup prej tre personash ishin ulur brenda në lokal dhe ishin duke diskutuar.

Siç raportojnë mediat gjermane, papritmas debati kishte eskaluar dhe njëri nga tëri nga të dyshuarit e kishte shkrepur armën.

31-vjeçari shqiptari u qëllua në bark, duke marrë plagë të rrezikshme për jetën.

Ai u dërgua në spitalin “St George”.

Të dyshuarit u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me një veturë të tipit “Audi”.

Sipas mediave gjermane rasti mund të ketë lidhje me klanet e drogës brenda këtij qyteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat