Ftesë për Manifestimin Letrar “Azem Shkreli” 2023

Gjermania

Ftesë për Manifestimin Letrar “Azem Shkreli” 2023

Më: 12 maj 2023 Në ora: 06:40
Foto ilustrim

Me kënaqësinë më të madhe ju ftojmë të merrni pjesë në manifestimin tonë letrar për mërgatën „Azem Shkreli“ 2023. Manifestimi organizohet nga L.SH.A.K.SH.- në Gjermani dhe është tradicional për Lidhjen tonë në bashkpunim me Familjen Shkreli. Marrin pjesë shkrimtarë e poet nga Gjermania dhe e gjithë mërgata shqiptare, përfaqësues të shteteve tona shqiptare e gjermane, këngëtarë e instrumentalistë muzikor. Mbahet Ora letrare dhe ndarja e Çmimit letrar për mërgatën”Azem Shkreli” si dhe befasi të tjera. Do të kemi prezantime librash, sivjet kemi Shkrimtarin dhe Publicistin Gani Mehmetaj me Librat “Rugovën si e kam njohur” dhe “Zogjtë e Qyqes” si dhe libri më i ri i Driton Gashit.

Do te shpallen edhe dy fituesit e Konkursit letrar për mërgatën” Azem Shkreli” Salla dhe pijet për këtë manifestim janë rezervuar nga afaristi dhe humanisti ynë shqiptar Lazim Destani në Wirtschaftsklub.

Manifestimi mbahet me datën 27.05.2023 duke filluar nga ora 13:00 Adresa: Blumenstraße 14, 40212 Düsseldorf.

Prania juaj në këtë manifestim do të na gëzoj pa masë.

Me shumë respekt!

Në emër të LSHAKSH- në Gjermani dhe komisionit organizativ Dibran Demaku(Kryetar).

Pal Sokoli (Sekretar), Mobil: +491774157694 dhe,

Nga Familja Shkreli Valon Shkreli, anëtar i kryesisë,

Ju lutëm na konfirmoni ardhjen apo mosardhjen tuaj për shkaqe organizative.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat