Greva 24-orëshe në fabrikat gjermane, IG Metall: Punëtorët janë të zemëruar

Gjermani

Greva 24-orëshe në fabrikat gjermane, IG Metall: Punëtorët janë të zemëruar

Nga: Bota sot Më: 23 nëntor 2026 Në ora: 08:16
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryetarja e sindikatës gjermane IG Metall, Christiane Benner, i ka mbrojtur grevat e zgjeruara në industrinë metalike dhe elektrike. Në emisionin "heute journal" të televizionit ZDF, të dielën në mbrëmje, ajo tha: "Punëtorët janë të zemëruar."

Sindikata kërkon 5 për qind rritje page për një periudhë njëvjeçare, si dhe garanci për vendet e punës dhe për fabrikat. Benner e ka quajtur oferten e punëdhënësve "ofertë minus": sipas saj, ajo përfshin një pagesë të njëhershme prej 1 për qind vitin e ardhshëm dhe një rritje prej 1,3 për qind vitin pas tij, ndërkohë që inflacioni është 3,3 për qind.

Në këtë sektor punojnë rreth 3,7 milionë njerëz në Gjermani, mes tyre edhe shumë bashkatdhetarë. Pas grevave paralajmëruese disaorëshe, ku sipas IG Metall morën pjesë 464 mijë punëtorë, kryesia e sindikatës miratoi më 12 nëntor edhe greva 24-orëshe. Ato nisën javën e kaluar në disa fabrika, ndërsa anëtarët në fabrikat e prekura i mbështetën me 89 deri në 98 për qind të votave.

Punëdhënësit i kanë kundërshtuar grevat ditore. Presidenti i shoqatës Gesamtmetall, Udo Dinglreiter, e ka cilësuar ashpërsimin si të panevojshëm dhe të dëmshëm për një industri që tashmë është në krizë, duke thënë se zgjidhja duhet gjetur në tryezën e bisedimeve.

Sipas ZDF-së, pikërisht grevat 24-orëshe i kanë kthyer punëdhënësit në bisedime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat