Vdes edhe një mësimdhënës nga Covid-19

Gjilani

Vdes edhe një mësimdhënës nga Covid-19

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 11:39
Foto Ilustrim

Në orët e hershme të mëngjesit pas një përballje të vështirë me virusin Covid-19, ka ndërruar jetë mësuesi, Ilmi Ibrahimi nga Gjilani.

Lajmin e ka bërë të ditur nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arber Ismajli.

Ismajli ka thënë se mësimdhënësin do ta kujtojë gjithmonë si burim i krenarisë për edukimin dhe arsimin e brezave.

“Pishtarin e dijes, mësuesin Ilmi Ibrahimi, do ta kujtojmë përgjithmonë ndër gjenerata, si burim krenarie e frymëzimi si kontributdhënës me vlerë në edukimin dhe arsimimin e brezave. Vepra e tij do të jetë simbol rezistence në edukimin e shumë gjeneratave. Ndjestë i past shpirti i tij i bardhë. Ngushëllime familjes, rrethit dhe mbarë shoqërisë”, ka shkruar Ismajli.

Deri tani nga IKSHPK janë konfirmuar 948 viktima nga koronavirusi.

Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat