Spitali i Gjilanit javën tjetër do të bëhet me rezervuar të oksigjenit të lëngshëm

Gjilani

Spitali i Gjilanit javën tjetër do të bëhet me rezervuar të oksigjenit të lëngshëm

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 12:09
Valbon Krasniqi

Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit javën e ardhshme do të vendoset një rezervuar me oksigjen të lëngshëm, me një kapacitet prej 10 mijë litrash, për t'i dhënë fund problemeve me furnizim.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, i ka shpalosur hollësitë e projektit gjatë vizitës në Njësinë COVID të Spitalit të Gjilanit, para personelit shëndetësor, të cilët i falënderoi për punën dhe angazhimin e jashtëzakonshëm, në ofrimin e shërbimeve mjekësore për pacientët e prekur me virusin SARS-CoV-2, kështu bëhet e ditur në komunikatën për media.

Gjatë vizitës, drejtori është shoqëruar nga dr. Vjollca Kodolli, anëtare e Bordit Drejtues në ShSKUK.

Menaxhmenti i SHSKUK-së, sipas planifikimeve të bëra, me një vizion të qartë për zgjidhjen e çështjes së furnizimit me oksigjen, së shpejti do të vendosë rezervuare me oksigjen të lëngshëm edhe në spitalet tjera të përgjithshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat