Dy lagjet kryesore të Gjilanit pa ujë

Gjilani

Dy lagjet kryesore të Gjilanit pa ujë

Nga: A.M. Më: 1 janar 2021 Në ora: 11:10
Ilustrim

Kompani Rajonale të Ujësjellësve dhe Kanalizimit në Gjilan ka njoftuar se në lagjet "Dheu i Bardhë" dhe “Dardania” kanë mbetur pa ujë.

KRU "Hidromorava" njofton se ekipet teknike kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke punuar në sanimin e defekteve.

Njoftimi i plotë:

Njoftim për konsumatorët e lagjes "Dheu i Bardhë" dhe “Dardania”

Gjilan, 01 janar 2021 - Ju njoftojmë se për shkak të defekteve në rrjetin e ujësjellësit në rr. Fatos Limani dhe tjetri në lagjen “Dheu i Bardhë”, lagjet e lartëcekura kanë mbetur pa furnizim me ujë.

Ekipet teknike kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke punuar në sanimin e defekteve.

Kompania do të ju mbajë të informuar për ecurinë e punëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat