Numërohen votat edhe në Gjilan, Vetëvendosje merr 63.24%

Gjilani

Numërohen votat edhe në Gjilan, Vetëvendosje merr 63.24%

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 16:33
Foto ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka bërë numërimin e të gjitha votave në komunën e Gjilanit.

Sipas të dhënave të publikuar nga KQZ, Lëvizja Vetëvendosje është radhitur e para në këtë komunë, me 63.24%, e pasura nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 16.03%, pastaj Partia Demokratike e Kosovës 12.22%, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 2.98%, kurse subjektet tjera 4.24%.

Në këtë komunë kanë votuar 94 mijë e 293 qytetarë, kurse qendra të vendvotimit kanë qenë 118.

Numërimi i votave ka përfunduar edhe në Deçan, Pejë e Ferizaj, ndërkohë KQZ është duke vazhduar me numërimin e të gjitha votave edhe në komuna tjera, kurse gjatë ditës së sotme pritet publikimi i rezultateve preliminare. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat