Arbër Ismajli: Qeveria në detyrë duhet të bëhet më serioze dhe të shkojë më faqebardhë nga verdikti final i sovranit

Gjilani

Arbër Ismajli: Qeveria në detyrë duhet të bëhet më serioze dhe të shkojë më faqebardhë nga verdikti final i sovranit

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 14:17
Arbër Ismajli

Arbër Ismajli erdhi në një reagim të rëndë për Qeverinë në detyrë për kufizimet dhe denimet e gastronomëve, qytetarëve dhe bizneseve.

Madje ai shtoi se politikanët tanë nuk duhet vënë represion ndaj tyre.

Ja edhe reagimi i tij i plotë:

“Qeveria në detyrë duhet të bëhet më serioze dhe të shkojë më faqebardhë nga verdikti final i sovranit. Ministria e Shëndetësisë, nuk duhet t’i pengojë edhe më tutje gastronomët, bizneset dhe qytetarët, sidomos pas gjendjes shkatërruese socio-ekonomike nga pandemia. 

Politikanët tanë nuk duhet vënë represion ndaj këtyre kategorive, e sidomos ndaj gastronomëve, sepse presioni i bizneseve dhe qytetarëve është akumuluar pas grumbullimeve të thirrura nga vetë grupet politike nëpër fushatë. Durimit i ka ardhur fundi, dhe gastronomët, qytetarët dhe bizneset nuk presin më gjatë.  

Presioni ndaj qytetarëve përkthehet në presion ndaj qeverisë. Është momenti i fundit kur duhet ta ktheni kokën nga ky sektor e ta shikoni si një aset të vendit i cili eshte një hap para falimentimit!” - ka deklaruar, Ismajli.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat