Prokuroria e Gjilanit ngritë aktakuzë për nëj zyrtar komunal

Gjilani

Prokuroria e Gjilanit ngritë aktakuzë për nëj zyrtar komunal

Më: 5 mars 2021 Në ora: 11:01
Prokuroria Themelore në Gjilan

Është ngritur aktakuzë për zyrtarin e Komunës së Kllokotit me dyshimin për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.E., për shkak të veprës penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, nga neni 422 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, njofton Prokuroria Themelore Gjilanit.

Në komunikatën e prokurorisë bëhet e ditur se “Sipas aktakuzës, në muajin Janar të vitit 2018, në fshatin Pozheran, komuna e Vitisë, i pandehuri A.E., si person zyrtar në pozitën e Këshilltarit të Kryetarit të komunës së Kllokotit, duke shfrytëzuar pozitën e tij zyrtare, me qëllim të përfitimit material dhe shkaktimit të dëmit të operatorit ekonomik ‘’NTP Blina’’, ka tejkaluar kompetencat e tij, në atë mënyrë që arrin marrëveshje verbale me përfaqësuesin e operatorit të lartcekur që të vendosë inventarë në objektin e ri të komunës, duke i premtuar se më vonë do të zbatohen procedurat ligjore dhe do të bëhet pagesa nga komuna e Kllokotit. Përfaqësuesi i operatorit ekonomik ka vendosur gjithë inventarin e porositur në objektin e ri të komunës së Kllokotit dhe deri më tani nuk është realizuar asnjë pagesë nga komuna, me ç’rast të njëjtit i është dëm material në vlerë prej 4.460 euro”.

Me këto veprime, i pandehuri A.E., ka kryer veprën e sipërshënuar penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat