732 raste aktive me coronavirus në Gjilan, 97 prej tyre në hospitalizim

Gjilani

732 raste aktive me coronavirus në Gjilan, 97 prej tyre në hospitalizim

Më: 7 prill 2021 Në ora: 10:41
Foto

Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan, nën udhëheqjen e nënkryetarit, Arbër Ismajli, ka mbajtur takimin për vlerësimin e situatës për dy ditët e fundit.

Ismajli ka njoftuar se aktualisht Gjilani ka 732 raste aktive, 97 prej të cilëve në hospitalizim.

Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon:

-nga 18471 mostra, 5437 kanë rezultuar pozitivë, 4582 janë shëruar, 123 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 732 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 97 persona dhe 188 mostra në pritje për rezultat. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat