UKZ bashkë me GIZ organizoi trajnim për studentet për Letër Motivuese dhe CV

Gjilani

UKZ bashkë me GIZ organizoi trajnim për studentet për Letër Motivuese dhe CV

Më: 29 prill 2021 Në ora: 14:16
UKZ

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, respektivisht zyrtarët për karrierë dhe alumni së bashku me GIZ kanë filluar të organizojnë cikël të trajnimeve.

Të mërkurën është mbajtur trajnimi i parë me studentët alumni dhe ata të vitit të fundit të studimeve, ku kësaj radhe temë e trajnimit ka qenë „Job Placement Training”.

Gjatë këtij trajnimi janë  prezantuar elementet e „Si të shkruhet një CV; Letër Motivimi; Përgatitja për Intervista pune; si dhe Informacione për aplikim për Bursa Universitare“.

Trajnimi është mbajtur online për shkak të masave mbrojtëse nga Covid-19.

Organizimi i  këtyre trajnimeve ka të bëjë me ngritjen profesionale të studentëve.

Përveç trajnimeve,  planifikohet që në bashkëpunim me ndërmarrje dhe organizata të ndryshme të rritet mundësia për punë praktike për studentë, si dhe organizimi i Panairit të Punës dhe Karrierës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat