Universiteti Publik “Kadri Zeka” inkurajon të gjithë studentët që të marrin pjesë në zgjedhjet studentore

Gjilani

Universiteti Publik “Kadri Zeka” inkurajon të gjithë studentët që të marrin pjesë në zgjedhjet studentore

Më: 5 maj 2021 Në ora: 16:35
Universiteti Publik “Kadri Zeka”

Zgjedhjet studentore në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan do të mbahen më 06 maj 2021, gjithnjë duke i respektuar masat e IKSHPK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Universiteti “Kadri Zeka” inkurajon të gjithë studentët, që të marrin pjesë në zgjedhje dhe t`i votojnë kandidatët e tyre, që ata mendojnë se më së miri do t’i përfaqësojnë interesat e studentëve.

Universiteti inkurajon studentët që ti votojnë ato Organizatat Studentore (OS) të cilat në programet e tyre nuk kanë agjendë politike, fetare dhe racore.

Universiteti të gjithë studentëve i uron një proces zgjedhor të ndershëm, korrekt dhe demokratik!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat