Vdes gjyqtarja e Gjykatës Themelore të Gjilanit

Gjilani

Vdes gjyqtarja e Gjykatës Themelore të Gjilanit

Më: 9 maj 2021 Në ora: 10:16
Foto ilustrim

Pas një sëmundje të rëndë, sot ka ndërruar jetë gjyqtarja e Gjykatës Themelore të Gjilanit, Emine Salihu.

Lajmin e ka bërë të ditur kjo Gjykatë nëpërmjet një postimi në Facebook.

Gjyqtarja Salihu ka mbajtur pozitën e gjyqtares mbikëqyrëse në Degën e Gjykatës Themelore në Novobërdë.

“Kryetari i Gjykatës, Ramiz Azizi në emër të gjyqtarëve dhe stafit administrativ shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Salihu.

Do të kujtojmë gjithmonë si punëtore e madhe, e ndershme, e sinqert dhe kolege e shkëlqyeshme. Prehu në paqe, Emine”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat