Vazhdon zvarritja e përfundimit të tri rrugëve kryesore në Gjilan

Gjilani

Vazhdon zvarritja e përfundimit të tri rrugëve kryesore në Gjilan

Më: 13 maj 2021 Në ora: 22:40
Foto ilustrim

Ka një kohë të gjatë që kanë filluar zgjerimet e tri rrugëve kryesore të Gjilanit drejt Kamenicës, Ferizajt e Prishtinës, por të cilat  nuk janë përfunduar kurrë. Kryetari i Gjilanit ka sqaruar se tri akset do të përfundojnë sivjet dhe vonesat ishin si shkak i pandemisë dhe kufizimeve.

Punimet ka kohë që kanë nisur për ndërtimin e rrugës nga dalja e qytetit të Gjilanit deri tek hyrja për fshatin Përlepnicë dhe se ka kohë që është hapur traseja, por që punimet ishin ndaluar tash një kohë.

Po ashtu punimet kishin nisur nga qeveria e kaluar edhe nga dalja e qytetit deri tek liqeni i Livoqit e të cilat tash po vazhdojnë.

Edhe nga dalja e qytetit drejt Kllokotit, kishin nisur punimet që nuk kanë vazhduar e gjatë vizitës së këtij aksi nuk shihet se janë zhvilluar fare punime.

Banorët për rreth këtyre akseve po ankohen se tash sa kohë kanë nisur punimet e të cilat asesi  nuk po kryhen, derisa nga komuna thonë se vonesat ishin si shkak i pandmeisë e kufizimeve për lëvizje.

Ata ankohen se kompanitë rrallë herë dalin për të punuar e më shumë jo.

Mos kryerja e projekteve po i shkakton  probleme jo vetëm banorëve e bizneseve të këtyre pjesëve, por edh ekalimtarëve sidomos kur ka të reshur anuk  dihet se ku është rruga dhe automjeteve jo rrallë herë hyjnë dalin edhe nga rruga duke dëmtuar  ato.

Kryetari i Gjilanit Lufti Haziri, tregoi se tri projektet infrastrukturore rruga nga dalje e Gjilanit deri në Përlepnicë, ajo nga qyteti deri në Livoq të Epërm dhe tjetra nga Livoqi i Poshtëm deri në Kllokot pritet të përfundojnë deri në fund të këtij viti. 

Ai tregoi se Rruga Gjilan-Prishtinë e cila është në ndërtim e sipër dhe Rruga Livoq i Ulët-Kllokot janë projekte të Komunës së Gjilanit me institucionet financiare të BE-së.
 
Kryetari Haziri ai tha se rruga deri tek bunari i Përlepnicës është financim i Komunës dhe Qeverisë, ndërsa  rruga Gjilan-deri tek liqnei i Livoqit  dhe nga Livoqi i Poshtëm deri në Kllokot janë bashk me BERZH-in. 

Natyrisht që vonesat janë për shkak të pandemisë, kemi një numër të infektuarisht ku ka rënie nga nga 900 në 120 raste aktive. Pra pandemia mbetet preokupimi kryesor dhe ka kufizime e vonesa. 

Shpreosjmë se fundi i këtij viti këto tri projekte do ti gjej të përfunduara, derisa ishin të parapara të përfundojnë gjatë verës. Por shtyerjet janë 9-12 muaj  në shumicën e projekteve.

Nga ana tjetër nga Ministria e Infrastrukturës nuk janë deklaruar për mos  kryerjen e këyre tri akseve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat