​Gjilani nis implementimin e programeve në bujqësi

Gjilani

​Gjilani nis implementimin e programeve në bujqësi

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 13:29
Foto nga vendi i ngjarjes

Komuna e Gjilanit, përmes Drejtorisë së Bujqësisë, në bashkëpunim me organizatën Islamic Relief Kosova, me të cilën kryetari Lutfi Haziri ka nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit, sot ka nisur implementimin i katër programeve në bujqësi.

Këto programe kapin vlerën mbi 160 mijë euro, ku 65 për qind të investimit e mbulon organizata përmes fondeve të shtetit të Kanadasë dhe Komuna e Gjilanit, e cila mbulon pjesën tjetër prej 35 për qind.

Drejtori i organizatës Islamic Relief Kosova, Muhamed Sulejman, ka thënë se falë bashkëpunimit të jashtëzakonshëm me Komunën e Gjilanit dhe gatishmërisë së fermerëve, është duke u implementuar projekti për investim të drejtpërdrejt në sektorin e bujqësisë dhe përfitues janë në këto programe janë rreth 150 fermerë.

Ndërsa, drejtori i Bujqësisë në Gjilan, Ramiz Ramadani, theksoi se me angazhimin e përbashkët dhe me mbështetjen e organizatës Islamic Relief Kosova dhe shtetit kanadez, sot është bërë i mundur investimi në lopë qumështore, pula dhe ushqim të tyre, për të vazhduar pastaj me dy programe të tjera në bazë të planifikimit.

“Sot janë shpërndarë 37 lopë qumështore, të racës simental, e cila njihet për produkte të qumështit dhe mishit, pastaj furnizimi i 50 familjeve me nga 30 pula, kotecë dhe nga 240 kilogramë ushqim për to. Programi i tretë është ai i serrave ku janë 40 familje përfituese dhe pajisja me serra në një sipërfaqe 100 metra katror dhe implementimi do të bëhet gjatë qershorit. Programi i katërt është hapja e puseve për ujitje dhe fokusi është vendosur fermerët që kultivojnë kultura të perimtarisë dhe pemëtarisë në ambient të hapur”, ka thënë Ramadani.

Ndërsa, menaxherja e programit për Kosovë në organizatën Islamic Relief, Albulena Gashi, ka thënë se seleksionimi është bërë në bazë të kritereve dhe fermerët përfitues janë më meritorët në këtë proces. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat