Gjilani fton gjithë që t’i bashkangjiten aksionit për pastrimin dhe gjelbërimin e qytetit

Gjilani

Gjilani fton gjithë që t’i bashkangjiten aksionit për pastrimin dhe gjelbërimin e qytetit

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 14:09
Pamje nga vendi i ngjarjes

Me qëllim të ruajtjes dhe mirëmbajtjes së vazhdueshme të ambientit sa më të pastër dhe të shëndetshëm, Komuna e Gjilanit, gjatë muajit qershor, ka nisur aksionin e përbashkët për pastrimin dhe gjelbërimin e hapësirave brenda dhe jashtë zonave të qytetit, duke synuar sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e publikut për rëndësinë e një mjedisi të pastër dhe ekologjik.

Përkitazi me këtë, është mbajtur sot takimi i radhës i grupit punues ndër-institucional, i kryesuar nga drejtori i Administratës, Bardhyl Syla.

Komuna fton të gjithë qytetarët, institucionet publike, Ndërmarrjet Publike Komunale, komunitetin e biznesit, shoqërinë civile, organizatat rinore e studentore dhe punonjësit e administrates, që t’i bashkëngjiten këtij aksioni.

Të gjithë pjesëmarrësit në aktivitetet e pastrimit, duhet t’i respektojnë rregullat e vendosura kundër COVID-19, siç janë, mbajtja e maskës, distancës dhe ruajta e higjienës personale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat