Kosumi pret në takim Klubin e IT në UKZ

Gjilani

Kosumi pret në takim Klubin e IT në UKZ

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 14:22
Kosumi pret në takim Klubin e IT në UKZ

Rektori Prof. Dr. Bajram Kosumi  së bashku me prorektorët ka pritur në një takim Klubin e Studentëve të IT në Universitetin Publik “Kadri Zeka në Gjilan.

Rektori Kosumi ka thënë se ndjehet i lumtur për themelimin e këtij Klubi dhe njëherësh që përpos mësimit studentët që janë pjesë e këtij klubi dinë të krijojnë edhe diçka të re. Sipas Rektorit, tani për tani përpos konkurrencës në mësim tregu e do edhe garën në ide.

Rektori prof.. Dr. Bajram Kosumi, ka inkurajuar studentët  që të punojnë në digjitalizimin dhe përhapjen e kulturës së Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan.

Nga ana e tyre studentët e Klubit të IT kanë falënderuar menaxhmentin për pritjen dhe njëkohësisht tanë  kanë prezantuar aktivitete të cilat i kanë realizuar dhe ato të cilat janë në realizim e sipër.

Klubi i IT është themeluar këtë vit dhe përbën në vetë studentë të të gjitha programeve studimore të UKZ- e që ka për qëllim,  avancimi sa më adekuat të studentëve për tregun e punës, për të fuqizuar udhëheqësit e së nesërmes dhe  për të ofruar zgjidhje për problemet e teknologjisë aktuale në vend me metoda të reja dhe më efektive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat