Ismajli: Janë vaksinuar 8928 gjilanas kundër COVID-19, hapet dimension tjetër për vaksinim

Gjilani

Ismajli: Janë vaksinuar 8928 gjilanas kundër COVID-19, hapet dimension tjetër për vaksinim

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 14:48
Pamje nga takimi

Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan, në takimin e mbajtur sot, të udhëhequr nga nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, kanë bërë vlerësimin e gjendjes dhe në bazë të vlerësimit, duke marrë parasyshë edhe rritjen e numrit të qytetarëve, me ardhjen e mërgatës në shtëpitë dhe familjet e tyre, kërkon vigjilencë dhe kujdes të shtuar që të mos përhapet virusi.

Nënkryetari Ismajli ka bërë të ditur se deri tani janë dhënë gjithsej 8928 vaksina kundër COVID-19, derisa konfirmoi se procesi i vaksinimit po shkon mirë dhe tashmë është zgjeruar edhe vaksinimi, që duhet të bëhen përmes termineve online për të caktuar datën e vaksinimit.

Nënkryetari Ismajli gjithashtu ka potencuar se të gjithë ata që janë testuar dhe në rezultatin e tyre konfirmohet se janë të infektuar me virusin COVID-19, duhet të qëndrojnë në vetizolim, sepse në të kundërtën nëse të njejtët hasen se e thyejnë rregullin e vetizolimit dënohen nga Policia e Kosovës në bazë të ligjit me dënime mandatore.

Drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Arbenita Hajdari, tha se vaksinimi deri sot ka shkuar shumë mirë dhe në bazë të planifikimit dhe termineve të caktuara, duke respektuar protokollin e vaksinimit, por që nga dita e sotme janë shtuar kategoritë e vaksinimit dhe është një numër shumë më i madh që do të vaksinohet pas caktimit të terminit në ueb faqen www.ekosova.rks-gov.net

“Nga sot është i mundur vaksinimi edhe për zyrtarë publik, zyrtarë të agjensionit të aviacionit, të navigimit ajror, të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, zyrtar të doganave, gazetarët, gastronomia, qytetarët mbi moshës 55 vjeçare, personat me sëmundje kronike, punëtorë shëndetësor, mësimdhënës, Fprca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës, pjesëtarët e këshillave të sigurisë, inteligjencës, autoritetet civile, zjarrëfikësit dhe qytetarëve që u kërkohet vaksinimi nga ambasadat e ndryshme për udhëtime jashtë vendit”, ka thënë ajo.

Apelohet që rregullat e parandalimit te COVID-19 të respektohen per të ruajtur gjendjen stabile ne Komunën e Gjilanit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat