Vazhdon fshesa edhe në Spitalin e Gjilanit

Gjilani

Vazhdon fshesa edhe në Spitalin e Gjilanit

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 21:07
Spitali i Gjilanit

Ndryshimet apo reformat nuk po ndalen ato po vazhdojnë edhe në Spitalin Regjional të Gjilanit, ku priten ndryshime radikale.

Pas ardhjes së Arsim Eminit si ushtrues i detyrës së drejtorit të Spitalit Regjional të Gjilanit, media mëson nuk i është vazhduar kontrata Sadie Ismailit e cila ishte drejtoreshë e Infermierisë plotë tetë vjetë.

Kontrata asaj i ka skaduar me 2 korrik 2021 e të cilës nuk i është vazhduar.

Derisa në vend të saj drejtoreshë e Infermierisë është emrëruar Vlora Shala.    

Burimet tregojnë se në Spitalin Regjional të Gjilanit pritet që fshesa të vazhdoi ndaj të gjithë atyre që për vite të tëra kanë shfrytëzuar e punuar në spital e pak kanë bërë për pacientët.

Fshesa e pastrimit në Spitalin e Gjilanit pritet të vazhdoi krahas skadimit të kontrateve të drejtorëve, shefave e të tjerëve që nuk kryejnë detyrat sipas kontratës.

Organet e ndjekjes dhe hetuesisë do të kenë punë me disa nga zyrtarët e këtij spitali.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat