UKZ hap konkursin për pranimin e studentëve ne studime baçelor

Gjilani

UKZ hap konkursin për pranimin e studentëve ne studime baçelor

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 09:12
Ilustrim

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan ka hapur konkursin  për pranimin e studentëve të rinj, në vitin e parë të studimeve baçelor, për vitin akademik 2021/2022.

Nga numri i përgjithshëm  i  përcaktuar si në paragrafin 1, bazuar në UA nr. 09/2016 MASHT-it, Universiteti do të regjistrojë deri në 12%, përkatësisht deri 88 studentë të rregullt nga komuniteti jo-shumicë. Kuota prej 12% të vendeve të rezervuara për regjistrim të studentëve nga komuniteti jo-shumicë do të shpërndahet në mënyrë proporcionale sipas përqindjes së numrit të përgjithshëm të studentëve për secilin departament apo program të fakulteteve veç e veç.

Në Universitet, në bazë të kuotave të përcaktuara nga MASHTI, mund të pranohen edhe kandidatët nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja 2%. Numri i studentëve të rregullt që do të pranohen si në paragrafin 1 të pikës I është  deri 16 studentë baçelor. Kandidatët të cilët kanë lindur në vendet e sipërshënuara, ndërsa shkollimin e mesëm e kanë kryer në ato vende .

Në Universitet, në bazë të kuotave të përcaktuara nga MASHTI, mund të pranohen edhe 2% e kandidatëve nga Shqipëria dhe Maqedonia, përkatësisht 16 studentë të rregullt, për secilin departament apo program të fakulteteve veç e veç.

Në Universitet, në bazë të kuotave të përcaktuara nga MASHTI, mund të pranohen 1% të kandidatëve nga Mali i Zi, përkatësisht 8 studentë të rregullt baçelor, për secilin departament apo program të fakulteteve veç e veç.

Të drejtë pranimi në Universitetin “Kadri Zeka”  kanë të gjithë kandidatët kosovarë, të cilët e kanë përfunduar me sukses shkollën e mesme në Kosovë apo jashtë Kosovës dhe e kanë diplomën për shkollimin e kryer.

Aplikoni KËTU

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat