Kompanitë e transportit në Gjilan paralajmërojnë protesta

Gjilani

Kompanitë e transportit në Gjilan paralajmërojnë protesta

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 00:20
Foto ilustrim

Për shkak të pandemisë shumë kompani të mëdha po përballen me probleme financiare.

Kompanitë e transportit të udhëtarëve në Gjilan po mendojnë të hyjnë në protestë nëse kërkesat e tyre për subvencionim nuk merren parasysh.

Operatorët po ankohen se që nga fillimi pandemisë nuk janë ndihmuar asnjëherë, teksa kufizimet për ta ishin nga më të ndryshmet.

Nga pakujdesia e organeve lokale e qendrore ata thonë se janë dëmtuar shume financiarisht.

Por zgjidhje po premtojnë nga Komuna e Gjilanit që në mbledhjen e radhës në asamblenë komunale do ta hedhin në votim pikën për tu ndarë mjete kësaj kategorie.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat