Haziri: Stacioni i autobusëve në Gjilan do të bëhet më moderni në rajon

Gjilani

Haziri: Stacioni i autobusëve në Gjilan do të bëhet më moderni në rajon

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 17:28
Foto nga takimi

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga drejtoresha për Zhvillim Ekonomik, Valbona Tahiri, bartësi i listës së LDK-së, Avdyl Aliu dhe kandidatët për Asamble, Driton Nuhiu e Valdrin Halimi, kanë zhvilluar takim në Ndermarrjen Lokale Stacioni i Autobusëvë, ku janë pritur nga kryeshefi ekzekutiv, Avni Hajrullahu dhe Shoqata e Transportuesve “Anamorava”.

Haziri tha se stacioni i autobusëve në Gjilan do të bëhet më moderni në rajon.

“Pata kënaqësinë të zhvillojë takim me menaxhmentin e ndërmarrjes publike lokale Stacioni i Autobusëve dhe përfaqësuesit e shoqatës së transportuesve “Anamorava”, për t’ju konfimuar se në vitin e ardhshëm fillojmë me implementimin e projektit të madh për këtë ndërmarrje. Stacioni i Autobusëve do të bëhet më moderni në rajon, derisa sipas projektit do të punohet në dy faza”, ka thënë Haziri.

Kryeshefi Ekzekutiv, Avni Hajrullahu, teksa ka prezentuar projektin e ri, ka thënë se Stacioni i Autobusëve, përfshirë objektin e ri me parkingje nëntokësore dhe hapësirat tjera, do t’i përmbushin të gjitha standardet e kërkuara sipas legjislacionit në fuqi dhe kërkesave të operatorëve, për të ofruar shërbime sa më të mira.

Në emër të shoqatës së transportueseve Anamorava ka folur kryetari, Rexhep Sejdiu, i cili ka ofruar gatishëmërinë e operatorëve për të dhënë kontribut në këtë projekt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat