Haziri apelon për vaksinim dhe respektim të masave

Gjilani

Haziri apelon për vaksinim dhe respektim të masave

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 19:45
Lutfi Haziri

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka njoftuar se rastet e reja me COVID-19 po vazhdojnë të ulen dhe se aktualisht janë 74 raste aktive. Tutje ai ka apeluar te qytetarët që të vazhdojnë t’i respektojnë masat anti-COVID dhe të vaksinohen.

“Në ditën e 545-të ku po i vazhdojmë angazhimet për parandalimin e përhapjes së COVID-19, shënojmë një ditë mirë ku ulja e rasteve aktive në bie 74. Apeloj qytetarët që të vazhdojnë t’i respektojnë masat kundër COVID-19 të Qeverisë së Republikës. Janë dy hapa të mëdhenj që ne kemi bashkëpunuar këto ditë të gjata, kujdesi me bartje të maskave e distancës sociale dhe preventiva nëpërmjet vaksinimit. Me këtë rast, iu shpreh ngushëllime 198 familjeve të cilët kanë humbur më të dashurit e tyre”, ka thënë Haziri.

Nëpërmjet një njoftimi për media nga zyra për infromim e Komunë së Gjilanit bënë të ditur se 73,429 gjilanas janë vaksinuar deri më tani

“Nga 27445 mostra, 9789 qytetarë kanë rezultuar pozitivë, 9517 janë shëruar, 198 persona e kanë humbur betejën, 74 raste janë aktive, 73429 deri tani janë vaksinuar, të hospitalizuar janë 7 pacientë, ndërkaq 14 mostra janë në pritje për rezultat.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat