Haziri e Abdixhiku në Fshatin e Lumtur: Barazi për të gjithë sepse para ligjit dhe Zotit jemi të barabartë

Gjilani

Haziri e Abdixhiku në Fshatin e Lumtur: Barazi për të gjithë sepse para ligjit dhe Zotit jemi të barabartë

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 17:00
Pamje nga takimi

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, bashkë me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe bashkëpuntorët, kanë qëndruar sot në Fshatin e Lumtur, ku bashkë me përfaqësuesit e organizatave joqeveritare, Handikos, Shoqata e të Shurdhërve, strehimores “Liria”, e Down Sindrome Kosova, përkatësisht Fatmir Shurdhani, Bajram Spahiu, Nazife Jonuzi, Almedina Morina e Shemsije Shabani, kanë prezantuar programin e barazisë për të gjithë.

Haziri ka thënë se qëllimi i realizimit të këtij projekti ka qenë për të treguar e faktuar se qeverisja të cilën e udhëheq ai, funksioni mbi parimin e barazisë për të gjithë.

“Jam i nderuar sot me këtë takim të veçantë ta mirëpresim liderin e LDK-së, mikun tim Lumir Abdixhiku, i cili ka ardhur për të takuar kandidatët, njerëzit, burrat e gratë, të cilët në këtë proces politik po angazhohen që të zgjidhen në funksion të komunitetit. Në bashkëpunim me Qeverinë e Kuvajtit, Fshati i Lumtur është investimi më i madh që është realizuar për bashkëqytetarët tanë. Gjithmonë kemi punuar në parimin e barazisë për të gjithë sepse ne besojmë shumë se para ligjit dhe Zotit jemi të barabartë.Këtë barazi po e bëjmë fakt, të prekshme dhe të përditshme”.

“Fshati i Lumtur po bëhet për fëmijët pa prindër, nënat vet-ushqyese, grupet e organizatat të cilët i trajtojnë nënën dhe gruan, si viktima të dhunës në familje, që përkujdesen për personat me aftësi të kufizuara, që i mbrojnë dhe integrojnë të vërbërit në shkollim, që ndihmojnë shurdhmemecët për të komunikuar, jetuar e punuar bashkërisht dhe për fëmijët me sindrome, për t’u integruar në sistemin e arsimit dhe jetën publike”.

Haziri ka thënë se ky mision është veç fillimi i punës së këtyre viteve, duke premtuar se Fshat i Lumtur do të funksionalizohet në tërësi.

“I falënderoj drejtuesit e shoqatave për punën e jashtëzakonshme që e kanë bërë për këto kategori, në 20 vjetët e fundit. Për fund, ju falëmnderit të gjithëve që përtej LDK’së, na kanë dhënë besim. Me besim në Zot, familje e Republikë, për një Gjilan për të gjithë”.

Ndërkaq, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se modeli i qeverisjes së Gjilanit duhet të ndiqet edhe nga komunat tjera.

“Është vërtetë kënaqësi me qenë në një ambient të tillë, kur e sheh një lagje si kjo dhe, të nderuar asamblistë të LDK-së, ky duhet të jetë edhe misioni juaj politik. Shërbimet tona janë ndaj qytetarëve tanë, e në shërbimin tonë politik përparësi duhet të kenë kategoritë e veçanta, për të cilat Gjilani ka zgjedhur modelin më të mirë, i cili duhet replikuar edhe te komunat tjera. Ju e njihni Lutën si si lider, i cili për katër mandate e ka tranformuar qytetin tuaj dhe ju e njihni si udhëheqës që afron e bashkon, por, mbi të gjitha, që ka vizion tranformues të procesve që të tjerët edhe nuk i shohin. Jeni me fat që e keni Lutën. Më 17 tetor do ta festojmë bashkë fitoren e madhe të LDK-së dhe Lutës”, ka thënë Abdixhiku.

Në këtë takim, janë prezantuar edhe 38 kanidatët e listës fituese të LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat