Diçka mbi qytetin e bukur të Gjilanit..

Gjilani

Diçka mbi qytetin e bukur të Gjilanit..

Nga: Agron Shabani Më: 10 tetor 2021 Në ora: 18:52
Autori

Për fillim të këtij shkrimi, me duhet të ceki se me qytetin e bukur dhe kulturor të Gjilanit, që në rini, kam qenë i lidhur shpirtërisht, emocionalisht dhe në forma tjera.

Me pëlqente dhe fasiciononte jeta qytetare ose kulturore, e sidomos panorama e përgjithshme intelektuale, kulturore e Anamoravës.

Ritmi i jetës, stili, takti, ekskluziviteti dhe delikatesa e njohur qytetare dhe kulturore e Gjilanit. Zhurma dhe gjallëria mpirëse dhe hallakatëse në rrugët, sheshët dhe lokalet e tij që brilonin ose shkëlqenin me sharmin, bukurinë, viskozitetin dhe delikatesën dehëse dhe ekzotike të vashave (gocave) të njohura gjilanase në sfond.

Ndaj, dikur nuk ishin të rralla edhe vizitat ose shetitjet e mia në Gjilan me ndonjë shok a mik gjimnazi ose gjenerate. Na pëlqente edhe ndeja ose atmosfera e atëhershme në hotel "Kristal", apo nepër lokalet ose kafeteritë e Gjilanit.

Na pëlqente pasqyra ose panorama e jetës kulturore dhe qytetare së bashku me natyrën e butë -miqësore dhe prinicipet e njohura të ruajtjes dhe kultivimit të traditës dhe pasurisë qytetare ose popullore të Gjilanit që gërshetohëshin në sfond me virtytet dhe tiparët e forta të malësorëve të Karadakut.

Aty ishte edhe "Integji" dhe Fabrika e njohur e cigarëve së bashku me fabrike, firma ose sipërmarrje tjera në distriktin ose kuartin e njohur industrial dhe ekonomik të Gjilanit.

Si për çudi dhe një koinçidencë të pashkruar e të pathënë asgjëkundi: Edhe si student në Zagreb, si ushtar në Sarajevë, edhe në Gjakovë etj.., do shoqërohem me ta, si dhe do i kem cimera, miq dhe shokë të mirë njerëzit ose vëllezërit e mi nga Gjilani ose Anamorava....Më kujtohen dhe i ruaj me xhelozi emrat e Sebajdin Gashit, Rexhep Mushicës, Afrim Canës, Nexhmedinit (Agushit), Xhafës, Selamiut etj.

Dorën në zemër, ndjejë nostalxhi për atë kohë.

E keqe ose e mirë, ishte koha e moshës ose rinisë sonë.

Pa stisje ose modesti të tepruar, duhet cekur ose theksuar në fund se Gjilani dhe Gjakova si qëndra të njohura intelektuale dhe kulturore, i kishin ndikimet, influencat ose interferimët e shumëta dhe të shumëfishta në panoramën ose mozaikun e gjithëmarëshem shkencor, intelektual dhe kulturor të Kosovës dhe shqiptarëve.

Do ishte mirë të shkruhë me shumë per thesarin e tyre intelejtual dhe kulturorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat