Dalin detaje për të lënduarit nga skelet në Gjilan

Gjilani

Dalin detaje për të lënduarit nga skelet në Gjilan

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 13:16
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një grua dhe një fëmijë kanë mbetur të lënduar në Gjilan, pasi mbi ta kanë rënë skelet e një ndërtese që ishte duke u rregulluar.

Ushtruesi i Drejtorit në Spitalin e Gjilanit, Arsim Emini, ka thënë se edhe nëna edhe fëmija janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Gruaja është në emergjencë në Spitalin e Gjilanit, është lajmëruar me dhimbje të kokës dhe të trupit për shkak të shtypjeve pas së rënies së skeleve”.

“Është duke u ekzaminuar dhe do të bëhen edhe ekzaminimet shtesë radiologjike, deri tani është e vetëdijshme dhe e orientuar”, tha Emini.

Emini mes tjerash tha se fëmija nuk ka marrë lëndime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat