Kjo është lista e 14 këshilltarëve të zgjedhur të LDK-së në Gjilan

Gjilani

Kjo është lista e 14 këshilltarëve të zgjedhur të LDK-së në Gjilan

Nga: A.M. Më: 26 tetor 2021 Në ora: 22:13
Ilustrim

Më 17 tetor u mbajtën zgjedhjet lokale në Kosovë. Në këto zgjedhje dolën 43% të qytetarëve të votojnë.  

Në 17 komuna janë shënuar fitore të partive politike, ndërkaq 21 komuna do të shkojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Në balotazh do të përballën edhe dy kandidatë për kryetar të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni nga VV-ja dhe Lutfi Haziri nga LDK-ja.

Kurse, “Bota sot”, ka siguruar emrat e kandidatëve të cilët do t`i përfaqësojnë qytetarët në Kuvendin Komunal të Gjilanit nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

LDK do të ketë 14 këshilltarë komunalë në asamblenë e Komunës së Gjilanit.

Kjo është lista e  14 kandidatëve të LDK-së që kanë arritur t`i sigurojnë votat që të jetë pjesë e Kuvendit komunalë të LDK-së Gjilan.

Avdyl Aliu

Imran Haziri

Bardhyl Syla

Shpresa Kurteshi-Emini

Teuta Suliqi

Ramiz Ramadani

Gentrit Murseli

Sami Ahmeti

Afërdita Balaj-Ajdini

Latif Maliqi

Drenushë Maloku

Muhadin Haziri

Besim Guda

Gresa Avdiu

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat