Haziri i bindur në mbështetje të qytetarëve

Gjilani

Haziri i bindur në mbështetje të qytetarëve

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 22:54
Lutfi Haziri

Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se ndihet krenar me mbështetjen që i kanë dhënë qytetarët e Gjilanit.

Haziri u shpreh se gjithmonë ka qenë në shërbim të qytetarëve dhe shtoi se do të vazhdojë t’i përmbyllë programet e mëdha.

Ai shtoi se është i bindur në mbështetje të qytetarëve.

Të dielën (14 nëntor) në balotazh për kryetar të Gjilanit janë Lutfi Haziri i LDK-së dhe Alban Hyseni i LVV-së.

Në raundin e parë të zgjedhjeve (17 tetor), kandidati i LVV-së, Alban Hyseni ka siguruar 44,71% të votave, kurse kandidati i LDK-së, Lutfi Haziri ka marrë 43,51%.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat